Back to top

Completion of the National Imaging Center reconstruction work

Në datë 30 Qershor 2020, u finalizuan punimet ndërtimore në Njësinë për digjitalizimin e trashëgimisë kulturore, si pjesë thelbësore e fazës së dytë të projektit EXPA “Të fuqizojmë muzetë përmes teknologjisë”, për implementimin e të cilës AADF ka angazhuar për $650’000.

Njësia do të shërbejë si qendër ekselence për digjitalizimin e trashëgimise kuturore dhe do të operojë me pajisje të standardeve më të larta ndërkombëtare dhe ekspertizë për digjitalizimin, duke mbuluar të gjithë gamën e trashëgimisë në vend. Ajo është një investim afagjatë dhe i qendrueshëm për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Projektimi dhe punimet për Njësinë e digjitalizimit kanë qenë sfiduese për shkak të natyrës së tyre specifike e cila aplikohet për herë të parë në vend. Si projektimi dhe punimet në këte projekt  janë kryer nën konsulencën e ekspertëve amerikan të „Cultural Heritage Imaging“, duke adresuar çdo specifikë të projektit.

Sot u mbyllën punimet ndërtimore dhe brenda muajit Korrik priten në Shqipëri pajisjet e imazherisë, në mënyrë që më pas të fillojmë trajnimin e eksperteve shqiptarë të digjitalizimit të trashëgimisë kulturore.

Kjo fazë e projektit pajis me kit studio imazherie, hardware, software dhe aksesorët përkatës jo vetëm njësinë për digjitalizimit në Ministrinë e Kulturës por edhe Muzeun e Artit Mesjetar në Korçë dhe Muzeun „Onufri“ në Berat.